Floriana Garo Modele

    Tiranë

    Invalid email address
    The contact email seems to be unresponsive to messages. Replace it with the professional's correct address and reactivate communication.

    Fashion Modeling
    Editorial Modeling
    Face Modeling
    Commercial Modeling
    Body Modeling
    Height: 5′11ʺ / 180cm Bust : 35" Cup : B Dress : 40 Ethnicity : Caucasian Born: 1987

    Miss World Albania 2012. Spent 8 years in the United States where got introduced into to modeling, got a Bachelors Degree in International Studies, and played college volleyball. Fluent in English, Albanian, Italian, and Spanish. She was also appointed to represent Albania in Miss World in Ordos, China. Her work includes being the Weather Presenter in the national ABC News Albania Tv Station, and the face of the clothing brand Cortefiel in Albania. She has been the face of Eagle Mobile and Bingo 7 and appeared in many national magazines and newspapers as well.

    Biography

    Floriana Garo u lind në Durrës, Shqipëri më 15 shkurt 1987, nga profesor Sofokli Garo, dhe mjeke Teuta Garo. Ajo është e dyta e fëmijëve të tyre, duke pasur një vëlla shtatë vjet më të madh. Që nga një moshë e re ajo është njohur për karakterin e saj të pavarur dhe ambicjet e saj për sukses. Në moshën 11 vjecare, Floriana filloi të angazhohej në sportin e volejbollit, si anëtare e ekipit të qytetit, një aktivitet që do të shoqëronte atë në pjesën më të madhe të jetës. Gjatë viteve të hershme të adoleshencës, ajo u angazhua në eventet artistike e kulturore të qytetit të saj të lindjes.Në vitin 2002, pas përfundimit të vitit të parë të shkollës së mesme, Floriana u zhvendos me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara, në Grand Forks, ND, ku ajo rifilloi studimet në vitin e dytë të shkollës Red River High School. Ajo u përfshi gjithashtu në sportin e volejbollit. Gjatë viteve të mbetura të shkollës së mesme, Floriana shkëlqeu në mësime duke ruajtur një GPA 4.0, dhe e ndihmoi ekipin e saj të volejbollit duke mbajtur njëkohësisht statusin e një prej lojtareve më të mira te North Dakotës, gjate vitit te dytë, te tretë, e të katërt.Kjo fazë e jetes së saj rezervoi për Florianes shumë pengesa shpirtërore dhe deluzione. Në periudhën më të brishtë të jetës, ndërsa zhvillonte personalitetin e saj prej të rriture, Floriana kuptoi se jeta e përditshme në qytetin e vogël të Dakotës, Grand Forks, nuk ishte aspak ajo që kishte pritur nga SHBA-ja. Jeta kozmopolitane e ëndrrave të saj, me gradacelat interesante, makinat luksoze, dhe modës së lartë, nuk ishte askund për t'u parë në North Dakota. Në vend të kësaj, ishte një qytet i ftohtë, gjithmonë me dëborë, dhe krejtësisht i mërzitshëm, atje, në mes të fermave të Midwestit. Floriana dhe familja e saj jetuan jetën e emigrantit, e cila nuk është asnjehere e lehtë në vitet e para. Ajo nuk u adaptua kurrë me sjelljen sipërfaqësore të kulturës amerikane dhe veçanërisht me atë të moshatarëve të saj, e cila dukej të ishte sjellja standarde kudo. Ishte e vështirë për natyrën e saj të fshehte ndjenjat e saj të vërteta vetëm në mënyrë që të paraqeste veten si pjesë e asaj kulture, dhe të përshtatej me të.

    Renuar Locaj FotografRenuar Locaj
    Fotograf